Show Biz

Në lidhje apo single, flet më në fund Kejvina

Kejvina Kthella është padyshim një ndër modelet më të kërkuara në Shqipëri.

E njohur masivisht pasi mori pjesë në emisionin e Ermal Mamaqit, ‘Xing me Ermalin’, Kejvina ka ditur mirë ta shfrytëzojë famën që mori.

Tashmë ajo është pjesë e “Dance with Me” në “Klan”, ku performon në çift me Eduart Ndocajn.

Pas kërcimit të dyshes mbrëmjen e sotme, Alketa ka treguar se pasi ka publikuar një foto të Kejvinës dhe Eduartit në Instagram, e vetmja pyetje që ishte bërë më shpesh ishte: Kejvina është single apo e lidhur?

Kështu, velina ka vendosur si rrallëherë të përgjigjet publikisht dhe të shuajë njëherë e mirë kuriozitetin e njerëzve.

“Jam vetëm”- tha velina bukuroshe, ndërsa ne jemi të sigurt se pas kësaj deklarate, ajo do të “bombardohet” nga kërkesat e shumta të djemve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483