EKONOMI

Në Kosovë thëngjilli përdorët më pak për energji elektrike

?

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar bilancin e energjisë në Kosovë për vitin 2017, ku sipas të dhënave, sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për konsum, ka qenë 2533.89 ktoe.

Sipas ASK-së, në këtë publikim janë pasqyruar rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2017.

“Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2016 për 14.05%, kurse sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar ngritje në krahasim me vitin 2016 për 10.49%. Po ashtu, linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.91% në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjilli bituminoz me 0.08%. Kosova posedon vetëm rezerva të linjitit, por jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi. Importi i produkteve të naftës për vitin 2017 ka qenë 728.70 ktoe, që krahasuar me vitin 2016 ka patuar një ngritje prej rreth 10.34%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Nafta merr pjesë me 64% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar me koks nafte me 13%, benzina me 9%, GLN 5%, etj.