Kosova

Në Kosovë në vitin 2020, janë raportuar 112 persona të zhdukur

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2018, 240 persona ishin raportuar si të zhdukur, ndërsa në 2019, 252.

Pas 9 ditësh kërkime, u gjet e gjallë në mes një mali në fshatin Gllanasellë.

Egzona Ferati,  u gjet vetëm pas mobilizimit vullnetarë, të cilët e gjeten pa ndjenja në këtë fshat të komunës së Drenasit.

E fat të njëjtë si të Egzonës, nuk kishte Enver Berkolli.

Pas gati një muaji kërkim, i moshuari i gjet i vdekur qindra metra larg shtëpisë së tij.

Ndërkohë, rastet kur raportohen persona të zhdukur në vend, nuk janë të rralla.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm brenda vitit 2020, 112 persona u raportuan si të zhdukur.

Madje kishte raste, kur të zhdukurit, ishin edhe fëmijë.

E në gjetjen e shumë prej këtyre rasteve, ndihmën me të madhe e dhanë vullnetarët.

Udhëheqësi i grupit të vullnetarëve për kërkim shpëtim, Ridvan Tahiri, thotë që informacionet e para për të zhdukurit, i marrin nga vetë familjarët.

Pas kësaj, ky grup, menjëherë fillon kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur.

E këtë punë, sipas Tahirit e bëjnë që një vit në baza vullnetare.

Ndërsa ka treguar edhe për vendet, ku rëndom gjenden personat e lajmëruar si të zhdukur.

Ish – ushtaraku, ka thënë që bashkë me grupin prej 100 vullnetarëve, deri me tani, kanë marrë pjesë në 7 raste të kërkimit.

Vetëm një në këto 7 raste, këta nuk arritën ta gjejnë të gjallë.

Ridvan Tahiri, ka treguar për emocionet, kur pas shumë ditësh e javësh kërkim largë shtëpisë, arrijnë ta gjejnë një person të gjallë.

Në fund, Tahiri ka thënë që grupi i vullnetarëve, ka nevojë për sigurimin e disa pajisjeve, në mënyrë që kërkimet e tyre të jenë më efektive.

Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2018, 240 persona ishin raportuar si të zhdukur. Ndërsa në vitin 2019, 252.