Kosova

Në Kosovë fakulteti mund të kryhet edhe nga burgu

23 të mitur po ndjekin mësimet nga Qendra Korrektuese në Lipjan , dy nga ta  po ndjekin studimet universitare.

Po  dëgjon me shumë kujdes atë se çka po thotë profesori.

E pjesën më të rëndësishme të ligjëratës i mban shënim për të mos i harruar.

Dëgjon shumë, por edhe përgjigjet në pyetjet e profesorit.

Gjithë ky aktivitet shkollor po mbahet brenda qendrës korrektuese në Lipjan, aty dy të rinj nga burgu po ndjekin studimet.

Njëri është student i Fakultetit Ekonomik e tjetri Shkencat Kompjuterike.

Edhe pse në kushte burgu, kjo formë e mësimi po u pëlqen të burgosurve që duan të studiojnë.

Çdo gjë që u nevojitet për studime e kanë në dispozicion.

Pos tyre brenda kësaj qendre korrektuese, janë edhe 21 të mitur që ndjekin mësimet.

Dhe se për të gjitha ata janë poltësuar kushtet.

Kushdo që është i interesuar për mësim, kjo qendër u mundëson ta bëjë një gjë të tillë.

Kurse kordinatori për arsim në këtë qendër korrektuese thotë se  ata që regjistrohen në fakultete nga kjo qendër nuk kanë ndonjë trajtim të veçante.

Por Flakë Ymeri zyrtare sociale në këtë qendër thotë se jo të gjithë ndjekin mësimin.

Në ketë qendër janë gjithsej 23 të mitur që ndjekin mësimet , dy prej tyre ndjekin mësime universitare kurse të tjerët atë të shkollimit të mesëm dhe fillor.