Show Biz

Në koncertin e Ritës në Kroaci, fansat mbanin flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar

Të shtunën mbrëma, Rita Ora, ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci, ku ka bërë një performancë të mrekullueshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar në kuadër të Festivalit muzikor në Poreç, Rise Up dhe të gjithë janë mahnitur me paraqitjen e saj.

Ndërkaq, në publik nuk ka munguar flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Kosovës që tregojnë edhe identitetin e 27-vjeçares. Ndërsa fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, e kanë bërë edhe shqiponjën me duar.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.

Rita është treguar shumë e afërt me fansat e saj në Poreç duke u afruar me ta gjatë performancës.

Kroatët kanë pasur një arsye më shumë për t’u argëtuar, pasi kombëtarja e tyre u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Kroacia e eliminoi Rusinë dhe në fazën tjetër do të luajë kundër Anglisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483