SHËNDETËSIA

Në Klinikën e Radiologjisë, mjekët nga Kosova kryejnë me sukses një operacion të rrallë

Cilësohet si një ndër operacionet më të ndërlikuara, por për mjekët nga Kosova, kjo gjë nuk ka paraqitur problem.

Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, ka realizuar heqjen e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike (trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas) me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.

Realizimi i kësaj metode është bërë pas investimeve në Stroke Center, trajnimeve të stafit dhe blerjes së materialit që ka bërë menaxhmenti i ShSKSUK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Basri Sejdiu dhe me përkrahje dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Procedura u krye pa komplikime, tek pacienti mashkull i moshës 62 vjeç, i cili kishte dorën e palëvizshme dhe këmbën e djathtë të dobësuar, pas procedurës i është kthyer menjëherë lëvizshmëria e dorës së djathtë.

Poashtu, të folurit e humbur në tërësi, kurse pas 12 orëve nga kryerja e procedurës, pacienti ka filluar të artikuloj zë dhe lëvizë lirshëm edhe me këmbë.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se kjo procedurë u mundësua si rezultat i planifikimit, projektimit, aftësimeve të realizuara në botë dhe në Zagreb Kroaci dhe bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së Radiologjisë, Klinikë së Neurologjisë, Klinikës Emergjente dhe Klinikës e Anesteziologjisë.

:Brenda 3 apo 4 orëve pas sulmit në tru, procedurën e kanë realizuar ekipi i radiologëve, Dr. Bujar Gjikolli, Dr. Arben Kutllovci, përkrahur nga radiologët kujdestar Dr. Agron Arifi, Dr. Ilir Bejta, me referimin e neurologëve kujdestar Dr. Rushit Jashari, Dr. Valbona Spanca e Dr. Milaim Krasniqi, me asistimin e teknikëve të radiologjisë Shekfi Bytyqi, Ariana Neziri.

Klinika e Radiologjisë, është e pajisur me materiale për të plotësuar nevojat e pacientëve me infarkte në tru.
Po punon në ngritjen e kapaciteteve për realizimin e tyre, kurse në proces është edhe blerja e një angiografi të avancuar për të përkrahur këto procedura në nivel bashkëkohor”,  bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.