Love & Sex

Në këtë qytet europian seksi të bën me shtëpi

Në të gjithë botën, rritja e çmimit të qirave po favorizon lulëzimin e kërkesave në limitet e lejuara nga ligji. Lajmet e fundit të çuditshme vijnë nga kryeqyteti anglez Londra. Aty njoftimet për shtëpi me qira janë bërë mjaft të çuditshme.

Tingëllojnë të pabesueshme ato që raporton portali “Quartz” që pasqyron publikimet në blogun “Londonist”. Aty ka oferta që në vend të pagesës mujore për qiranë kërkojnë brekë të përdorura. Nuk specifikohet më tej nëse nuk do të kërkohen kurrë marrëdhënie seksuale.

Në të tjera lajmërime, nuk kërkohen të brendshme të përdorura, por favore seksuale në këmbim të qirasë. Një rast është lajmërimi i një personi me pseudonimin “Daddy”, i cili kërkon një vajzë mbi 18-vjeç, që ka dëshirë të braktisë banesën e prindërve për të jetuar me një “njeri të pjekur”.

Ndërsa, në lajmërime të tjera, kërkohet marrëdhënie “nënshtrimi” në vend të parave. Thënë ndryshe një skllave në shtëpi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483