Love & Sex

Në këtë ditë duhet të bëni seks, mësoni arsyen!?

Hulumtimi i faqes së internetit IlliciEncounters.com, e cila u ofron mundësi njohjeje personave të rinj apo sapo të martuarve, ka treguar që më së shumti njerëzit bëjnë seks të shtunën në mbrëmje.

Më saktë, koha më e popullarizuar për seks është kjo ditë e vikendit në orën 22:00 dhe 24:00. Është momenti kur trupi prodhon një rritje të hormoneve seksuale dhe shton më shumë adrenalinën.

Hulumtimi i bërë me 1.000 çifte ka treguar që personat janë më të eksituar të shtunën rreth orës 17 e 35 minuta, mirëpo zakonisht presin pesë orë për të konsumuar dëshirat e tyre.

Kjo e dhënë nuk është për t’u çuditur kur është e njohur që shumica e njerëzve nuk punojnë ditën e diel, ndërkaq shumica e çifteve rezervojnë mbrëmjen e lirë për shoqërime romantike pikërisht të shtunën.

Sipas tyre, kjo ndodh për arsye se ky është momenti kur është lënë pas shpine ritmi i shfrenuar i punës gjatë javës dhe mendërisht janë më të qeta.

 Megjithatë, nëse të shtunën keni humbur çdo rast, shansi për seks përsëri do t’ju ofrohet të dielën, kur “atë” do ta bëjnë 26 për qind e çifteve. Sa u përket moshave, duhet të jeni të lumtur!