Tjera

Në kërkim të diamanteve

Më shumë se 1.000 persona janë mbledhur të hënën në një fshat të Afrikës së Jugut, për të kërkuar ato që ata besojnë se janë diamante, pas një zbulimi të gurëve të paidentifikueshëm atje. /rel/

Banorët e një fshati të quajtur Kuahlathi, në provincën Kuazulu-Natal të Afrikës së Jugut, kanë gjetur disa gurë të paidentifikueshëm në një fushë, që i kanë shtyrë të besojnë se vlejnë shumë dhe se do t'i pasurojnë.
Banorët e një fshati të quajtur Kuahlathi, në provincën Kuazulu-Natal të Afrikës së Jugut, kanë gjetur disa gurë të paidentifikueshëm në një fushë, që i kanë shtyrë të besojnë se vlejnë shumë dhe se do t’i pasurojnë.
Njerëz nga e mbarë Afrika e Jugut kanë udhëtuar për t’iu bashkuar fshatarëve që kanë qenë duke gërmuar që nga e shtuna, pasi një bari - i cili në një fushë të hapur nxori gurin e parë, që disa besojnë se ishte kristal kuarci - përhapi fjalët.
Njerëz nga e mbarë Afrika e Jugut kanë udhëtuar për t’iu bashkuar fshatarëve që kanë qenë duke gërmuar që nga e shtuna, pasi një bari – i cili në një fushë të hapur nxori gurin e parë, që disa besojnë se ishte kristal kuarci – përhapi fjalët.
Zbulimi i gurëve do ta ndryshojë jetën e fshatarëve, ka thënë Mendo Sabelo, njëri nga gërmuesit, teksa në dorë mbante disa gurë të vegjël.

“Kjo do të thotë se jetët tona do të ndryshojnë, sepse asnjëri s’ka punë të mirëfilltë, unë bëj punë të rastit. Kur jam kthyer në shtëpi me gurët, familja është gëzuar shumë”, ka thënë 27-vjeçari, baba i dy fëmijëve.

Skhumbuzo Mbhele, i papunë, pajtohet me të, duke shtuar: “S’kisha parë apo prekur një diamant kurrë në jetë. Është hera e parë që preka një të tillë këtu”.

Departamenti i minierave ka thënë të hënën se një ekip i tij, i përbërë nga ekspertë gjeologjikë dhe minerarë, do të mbledhë mostra dhe do të kryejë një analizë, para se të lëshojë një raport formal teknik.

Mungesa e analizës së gurëve nuk i ka penguar njerëzit, të rinj e të moshuar, gra e burra, që të grumbullohen në fshat për ta gërmuar tokën, me duar, me kazma, me lopata e me grabuja, duke shpresuar se do të gjejnë gurë të çmueshëm.

Ekonomia e Afrikës së Jugut prej kohësh vuan nga nivele tejet të larta të papunësisë, që ka lënë miliona njerëz në varfëri dhe që ka ndikuar në pabarazi të dukshme, e cila vazhdon kur po bëhen gati tri dekada nga fundi i aparteidit më 1994. Pandemia e koronavirusit vetëm e ka përkeqësuar gjendjen e qytetarëve.

Disa prej gërmuesve tashmë kanë nisur t’i shesin gurët, me çmime fillestare prej 100 deri në 300 randë (6 deri në 18 euro).

Qeveria e provincës u ka kërkuar të gjithë personave të grumbulluar që të largohen, për t’i mundësuar autoriteteve të kryejnë inspektime të mirëfillta, mes frikës se njerëzit që po gërmojnë në fushë mund ta përhapin koronavirusin.