Bota

Në Itali me COVID-19/ Afro 27 mijë të infektuar për 24 orë

Italia vazhdon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe viktimat.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali bëhet me dije se në 24 orët e fundit 26 mijë e 831 kanë rezultuar pozitivë nga 201 mijë testime të kryera.

Po ashtu edhe 217 persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar  616 mijë të infektuar dhe mbi 38 mijë viktima.