Bota

Në Itali 692 të vdekur e mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Ka shkuar  në 1 milion e 380 mijë e 531 numri i të infektuarve me Koronavirus në Itali si dhe në  49 261 numri i viktimave, nga ky virus.

Deri më sot Italia ka kryer mbi 20 milionë testime.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 mijë e 767 të infektuar me Koronavirus si dhe janë shënuar 692 raste të vdekjes.

Për momentin në Itali me Koronavirus janë të infektuar 791 mijë e 746 persona.

Në ndërkohë sot janë shëruar 19 mijë e 502 pacientë duke shkuar kështu numri i përgjithshëm në 539 mijë e 524. Në izolim shtëpiak janë mbi 750 mijë të infektuar.