Bota

Në Itali 16 raste të reja me koronavirus

Zyrtarët njoftuan sot se 14 persona janë infektuar në Lombardi nga koronavirusi, ndërsa dy raste të tjera janë identifikuar në Veneto.

Qytetarëve në disa qytete të Lombardisë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me persona të tjerë, transmeton ATSH.

“Italia është gati. Kishim përgatitur një plan, sepse ishte e qartë çfarë mund të ndodhte. Tani është çështje e zbatimit të planit. Ky plan shfaq vendime të menjëhershme për zonat e shpërthimit, për të limituar përhapjen e virusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.