KULTURË

Në “hijen” e burrit: Paul McCartney përzgjedh fotot e gruas së jetës

Para se të martohej me anëtarin e grupit The Beatles, Paul McCartney, Linda Eastman ishte fotografe e shpërblyer që shkrepte fotot e yjeve të rockut. Në shkrimin e gazetarit Alexis Petridis, McCartney thotë se puna e saj ia ndryshoi jetën. Pjesë të këtij shkrimi, Telegrafi sjell më poshtë.

“Gjithmonë më thoshte, me shaka, se ia shkatërrova karrierën”, shprehet Paul McCartney, i ulur në një divan në zyrën e tij në Soho të Londrës, pranë fotografive shpërndara të gruas së tij të jetës. “U bë e njohur si ‘gruaja e Paulit’, në vend që fokusi të jetë te fotografia e saj. Por, me kalimin e kohës, njerëzit nisën të kuptojnë se ishte autentike. Pra, po, ajo në fund e merr reputacionin e duhur, por në fillim kjo iu mohua nga lajmet spektakolare nga martesa”.

Ka të drejtë. Para se të takohej dhe martohej me të në mars të vitit 1969, Linda Eastman ishte fotografe me shumë çmime të fituara. E lindur në vitin 1941 dhe e rritur në periferi të Nju-Jorkut, kishte studiuar tek Hazel Archer – e cila mes të tjerash i dha mësim artistit Robert Rauschenberg. Ajo ishte gruaja e parë që bëri foto për kopertinën e revistës “Rolling Stone”, me Eric Claptonin në të. Specialiteti i saj ishte kapja e yjeve të muzikës në momente të pambrojtura: Aretha Franklin në lot; Jimi Hendrix duke gogësuar; Janis Joplin prapa skenës, me shishen tashmë të zbrazur të uiskit. Por, martesa me një anëtar të grupit The Beatles, e errësoi punën dhe reputacionin e saj, siç do të thoshte Yoko Ono.

Disa vite më vonë, talenti i saj u riafirmua: Libri i vitit 1976, i titulluar “Fotografitë e Lindës”, ishte i pari nga seria e koleksioneve me punën e saj. Reputacioni i saj është rritur edhe më pas vdekjes së saj në vitin 1998, ndërkaq “Retrospektivë e Linda McCartneyt”, që do të hapet në Galerinë e Artit “Kelvingrove” në Glasgou, është ekspozita e fundit me punën e saj. Kurator i kësaj ekspozite është Paul McCartney, bashkë me vajzat Mary dhe Stella. Për këtë artikull ai përzgjedh gjashtë fotografitë e tij të preferuara.

“Siç mund ta shihni”, thotë ai, “më pëlqen të flas për këto gjëra (fotografitë – v.j.)”. /Telegrafi/

BB KING, 1968

“Besonte shumë te aksidentet e lumtura” (foto: Linda McCartney)

THE BEATLES, 1969

“Linda e ndjente instinktivisht se kur do të ndodhte momenti” (foto: Linda McCartney)

JOHN LENNON DHE PAUL MCCARTNEY

“Kjo fotografi është bekim për mua. Më thotë se sa e pistë është ideja se nuk ishim miq” (foto: Linda McCartney)

DASHURIA IME, 1978

“Derisa nuk e kam takuar Lindën, isha në panik kur humbisja” (foto: Linda McCartney)

NËNA DHE FËMIJA, 1969

“Ka diçka mahnitëse te ky moment” (foto: Linda McCartney)

PAUL, 1968

“Ishte një moment i lumtur, para se të ndaheshim (ndarja e grupit The Beatles, më 1970 – 

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.