Bota

Në Gjermani/ Merkel paralajmëron valën e tretë të Covid-19

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ky shtet mund të goditet nga vala e tretë e koronavorusit, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat parandaluese.

“Ne ende duhet të jemi tepër, tepër të kujdesshëm gjatë dimrit. Përndryshe menjëherë do të përballemi me valën e tretë. Kjo mund të ndodhë gjatë këtyre muajve të dimrit”, ka thënë ajo.

Gjermania deri më tani ka një milion e 67 mijë e 473 raste të konfirmuara me 16 mijë e 636 viktima, sipas Robert Koch Institute.

Qindra mijra raste të reja me Covid-19 po shënojnë edhe shtetet tjera.

Deri tani në botë vlerësohet të jenë infektuar 63 milionë e 752 mijë e 306 persona. Ndërsa, sipas faqes së statistikave worldometers.info 1 milionë e 477 mijë e 366 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 44 milionë e 145 mijë e 307 janë shëruar nga ai.