Kombëtare

Në Gjakovë dyshohet për manipulime të votave

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raportohet se në Gjakovë ka gjithsej 41926 nënshkrime në LPV, ndërsa 42049 është numri i fletëvotimeve brenda kutisë së votimit, gjë që nuk përputhet me numrin e nënshkrimeve.

KQZ ende nuk ka përfunduar numërimin e votave, ku deri më tani janë numëruar 98,47% të votave, ndërsa kanë mbetur edhe 39 vendvotime pa u numëruar.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës numri i nënshkrimeve në LPV është 821444, ndërsa fletëvotimet brenda kutisë së votimit 818002, gjë që është çdo gjë e përputhur me nënshkrime dhe fletëvotime.

Mirëpo në Gjakovë situata qëndron ndryshe. Në këtë qytet në votime kanë dalur 36,11% e qytetarëve nga 116.651 votues të regjistruar.

Në këtë qytet numri i nënshkrimeve në LPV dhe numri i fletëvotimeve brenda kutisë nuk përputhen fare, shkruan gazeta Metro. Në LPV ka 41926, ndërsa 42049 është numri i fletëvotimeve brenda kutisë së votimit.

Një gjë e tillë nuk është e mundur dhe nuk dihet nëse në këtë qytet ka pasur manipulim të votave, të paktën as nuk është raportuar për diçka të tillë.

Në Gjakovë janë numëruar 99,30% e votave dhe nga këto vota të numëruara del se është duke prirë koalicioni AAK-PSD me 34,37%, më pas Vetëvendosje me 30,47%, LDK me 18,05% rradhitet e treta, PDK ka 9,02%, NISMA-AKR-PD ka marrë 2,79%, ndërsa subjektet tjera 4,75%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.