Kombëtare

Në Elbasan, ekzekutohet nga RENEA i moshuari që refuzoi dorëzimin

I moshuari Lefter Zhidru bëri rezistencë derisa u ekzekutua nga Forcat RENEA.

Policia dha versionin zyrtar të ngjarjes, ku tregoi edhe gjithë dinamikën e saj.

Teksa 71-vjeçari refuzoi për pesë orë me radhë të dorëzohej, RENEA vendosi t’i afrohej banesës për ta kapur.

Por teksa ata afroheshin tek dera, i moshuari, me problem mendore, hapi sërish zjarr ndaj efektivëve.

Në këto kushte, RENEA shpërtheu derën për t’u futur në shtëpi, njofton Vizion Plus.

Sërish Lefter Zhidru sulmoi me breshëri plumbash. Në këto kushte, edhe RENEA u kundërpërgjigj me plumba.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, sipas policisë, asnjë punonjës i RENEA-s nuk u lëndua falë mburojës metalike kolektive.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin këtë të enjte sepse pas një sherri me bashkëshorten, qëlloi drejt forcave të policisë.

Nga të shtënat, mbetën të plagosur dy kalimtarë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi bashkëshortja dhe vajza e tij u evakuuan nga policia, Zhidru u kyç në banesë dhe refuzonte të dorëzohej.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.