Kosova

Në dy ditët e ardhshme, sipas IHK-së do të ndryshojë edhe moti, mund të priten edhe stuhi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh ndryshim gradual të motit në dy ditët në vijim – raporton Kosova.info

Ja njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për dy ditët ne vazhdim, 5 dhe 6 gusht 2020

Mot  kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme , përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483