Show Biz

Në ditën e lindjes, Eneda Tarifa tregon se çfarë planesh i prishi karantinimi

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa ka qenë ditën e sotme në një lidhje direkte ne gazetaren Ola Bruko në ekranin e ‘News 24’. Komunikimi i tyre ka nisur me këngën e ditëlindjes nga Ola pasi këngëtarja feston sot ditëlindjen e saj.

Pas këtij momenti Tarifa ka treguar se kjo periudhë karantinimi e ka gjetur në shtëpi duke u kujdesur për veten dhe gjithë njerëzit e saj të dashur. Eneda ka treguar se sezoni i pranverës do të sillte shumë projekte të reja muzikore, por për shkak të situatës delikate në vend gjërat kanë mbetur pezull.

“Pranvera do të më gjente me dy videoklipe të reja dhe me një këngë tjetër veç tyre. Isha në një fazë prodhimtarie të plotë”, ka treguar Tarifa gjatë lidhjes.

Megjithatë në fund të lidhjes ajo ka theksuar se shëndeti vlen mbi çdo gjë tjetër dhe se është e rëndësishme që kjo situatë të kalojë sa më parë.