Kombëtare

Në ditën e Fitër Bajramit u gjobitën 15 lokale të gastronomisë në Prishtinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID-19 në festen e Fitër Bajramit.

“Mbrëmë në Regjionin e Prishtinës janë shqiptuar 15 gjoba për lokale të gastronomisë, një numër i tyre në pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës, të njëjtat janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës” tha zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi për KlanKosova.tv

Organizimet festive me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara në të gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19.