Kosova

Në Dita e të Pagjeturve kërkohet zbardhja e personave të zhdukur

Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë trysni shtetit serb që më parë të zbardhen rastet personave të zhdukur. Kjo kërkesë i është adresuar Qeveris nga Kryetari i Partisë Demokratike për Diasporë Emrush Çeku në Ditën e të pagjeturve në Kosovë.

Aktualisht janë edhe 1.641 persona të pagjetur, të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Kërkojë nga Qeveria e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri në detyrë , Albin Kurti, të bëjë më shumë për këto familje që të gjejnë eshtrat e personave më të dashur të tyre. Qeveria e Kosovës duhet më bë trysni shtetit serbë që sa më parë të zbardhen rastet e familjareve të personave të zhdukur. Sepse që 21 vite këto familje janë në ankth duke pritur diçka për të dashurit e tyre të zhdukur”, ka thënë Çeku.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.