Kosova

Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës?

Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit i kujtoi një fakt, ish-zëdhënësit të komunës së Prishtinës, Bajram Mjekut

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë.

Mjeku pohon se kjo ndodh për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

Postimi i plotë i Mjekut:

Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit më kujtoi një fakt, i cili gjithmonë më bën të ndjehem mirë.

Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë. Ndodh kështu për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

E rahovecjanët, të cilët dalin për të punuar pa çelë agu në vreshtat e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre me terrin e parë, nuk mendojnë asnjëherë për gjëra të këqija, sepse vetëm njerëzit punëtorë i bëjnë punët e tyre dhe nuk merren kot me punët e të tjerëve.

Prandaj në Rahovec nuk sheh njerëz duke kërkuar lëmoshë, sepse ndihmojnë njëri-tjetrin derisa janë shumë të dashur e punëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.