Kosova

Në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

Zëvendëskryeministri  Driton Selmanaj thotë se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel.

Sipas tij Kosova do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e  obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.

Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale. “Nuk do ta hapim çështjen e Asociacionit por do të provojmë që në momentin kur do ta nënshkruajmë marrëveshjen finale të zotohemi se do të kryejmë obligimet tona ndërkombëtare dhe obligimet tona ligjore që i kemi marrë në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë duke respektu aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Selmanaj për RTV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.