Bota

Në botë mbi 92 milionë të infektuar me COVID-19

92 milionë e 116 mijë e 803 persona raportohen si të infektuar me COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 972 mijë e 676 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 65 milionë e 963 mijë e 977 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 23 milionë e 369 mijë e 732 raste, pastaj India me 10 milionë e 465 mijë e 816 raste, Brazili me 8 milionë e 195 mijë e 637 raste, Rusia me 3 milionë e 471 mijë e 53 raste dhe Britania me 3 milionë e 164 mijë e 51 raste.

24 milionë e 180 mijë e 150 raste me COVID-19 janë ende aktive në botë, nga të cilët 110 mijë e 97 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 126 mijë e 359 raste të reja të infektuara si dhe 3 mijë e 899 viktima.