Rajoni

Në Bosnje e Hercegovinë regjistrohen 231 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë janë regjistruar 231 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga 444 mostra të testuar, 162 prej tyre kanë dalë pozitive me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik i Bosnjë e Hercegovinës ka bërë të ditur se katër persona vdekur, një grua nga Graçanica dhe tre burra nga Sarajeva. Ndërsa, që nga sot (1 gusht) 3,571 persona janë shëruar në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Në Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës janë testuat 522 mostra, nga të cilat 69 rezultuan pozitive me COVID-19, si dhe katër vdekje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës Serbe ka njoftuar se deri më tani 4,911 raste janë të konfirmuara në Republikën Serbe dhe 173 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483