Kombëtare

Në Banjskë të Mitrovicës u inaugurua hoteli, investim nga Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka inauguruar sot në Banjskë të Mitrovicës objektin e hotelit të ri, i ngritur me investime nga Serbia, bën të ditur KoSSev.

“Ky komples shumë i bukur i kësaj banje shëruese, do t’iu shërbejë jo vetëm njerëzve të këtij mjedisi, por edhe njerëzve nga e gjithë Serbia dhe rajoni, të cilët duan ta shohin manastirin e Banjskës dhe që dëshirojnë të shijojnë karakterin shërues të ujit të banjës”, citohet të ketë thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Investimet e Qeverisë së Serbisë në Kosovë janë përgjigje ndaj presioneve të shumta mbi komunitetin serb në Kosovë, është shprehur ai.