Bota

Në Austri janë kryer 2.1 milionë testime për COVID-19, nga fillimi i pandemisë

2,111,575 testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë.

Situata pandemike në Austri po konsiderohet me rritje të dukshme të infektimeve, ku situata është alarmante.

Nga numri total i testimeve, 86,102 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka rritje të infeksioneve dhe do të ketë edhe masa të cilat do ta frenojnë përhapjen e virusit që ka kapluar Austrinë, Zvicrën, Gjermaninë dhe në veçanti Francën.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch, transmeton Kosova.info.