OPINION

Ndryshimi nuk vjen me figura sorosiane!

Ditë më parë, një mik virtual para se të ikte nga shoqëria më tha, “më mirë hesht e mos shkruaj asnjë fjalë nëse nuk e mbanë në thumb të kritikës qeverine”!

Shkruan: Florim Zeqa

Deri në këtë nivel ka rënë vetëdija qytetare dhe deri në kete nivel ka shkuar hipnotizimi i njerëzve nga figurat sorosiane. Kjo vjen për shkak të premtimeve demagogjike, propagandës mashtruese dhe konceptit populist të liderëve partiak. Nuk është shqetësues koncepti populist, sa është shqetësues masiviteti i mbështetësve injorant në popull!

Shteti nuk bëhet me urrejtje dhe xhelozi

Lider populist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve. Pra, ata janë liderë egoist që promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u vetëshpallur “hero” të çkapjes së shtetit dhe ndryshimit virtual, por jo real.

Përformanca e liderit politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese të situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët, pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Pra, shteti nuk bëhet me urrejtje dhe xhelozi, por me tolerancë e dashuri.

Diçka e panatyrshme dhe e pazakont është duke ndodhur me ne

Ne si popull, nga kohët e lashta e kemi traditë të unifikohemi në kohë krizash politike dhe fatëkqësish natyrore.

Përderisa të gjitha shtetet dhe kombet e botës i kanë unifikuar veprimet në përballje me pandeminë, ne më të “mençurit” e botës po e shfrytëzojmë krizën botërore të pandemisë për llogari personale të pushtetit.

Asnjërit subjekt politik në Kosovë nuk është duke i interesuar fati i popullatës në kohë pandemie.

Partitë politike opozitare më shumë janë duke e dëmtuar qytetarin duke e sulmuar qeverinë me abuzimin e situatës pandemike, duke e kundërshtuar çdo nismë të qeverisë në luftimin e pandemisë. Kjo sjellje e papërgjegjshme e partive opozitare është duke e komplikuar situatën dhe rënduar jetën e qytetarëve.

Ndryshimi nuk vjen nga këto forca politike

Të gjitha partitë politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe i kanë “meritat” e përbashkëta që e sjellën popullin në këtë gjendje të pashpresë ku është sot.

Si të tilla çfarë janë, asnjëra nga partitë politike nuk paraqesin shpresë për ndryshim. Nuk mund të paraqet shpresë për ndryshim një subjekt politik me figura të ricikluara dhe të dështuara politike, nuk mund ta ç’kap shtetin një subjekt, kur brenda vetes ka multimilionerë të paligjshëm dhe uzurpatorë të pronave publike dhe shtetërore.

Nuk mund të jetë shpresë për ndrsyhim një subjekt politik të cilit nuk i dihen burimet financiare dhe as prejardhja e pasurisë së politikanëve milionerë.

E aq më tepër, nuk mund të paraqesin shpresë për ndryshim figurat e rekrutuara nga “sorosët” dhe agjenturat tjera ndërkombëtare.

Alternativa e re politike, shpresë për ndryshim

Vetëm dalja në skenë e një force të re politike, do të mund ta kthejë shpresën e  qytetarëve për jetë në këtë vend. Është  domosdoshmëri e kohës që kjo të ndodhë sa më parë, në mënyrë që kasta  aktuale politike të largohet nga skena dhe në vend të saj të vie një klasë e re politike e pakorruptuar nga brenda dhe e pashantazhuar nga forcat e jashtme që sot e kontrollojnë rendin politik botëror.

Kur e themë këtë e kam parasysh faktin se të gjitha partitë politike, të cilat përveq emrit nuk kanë asgjë të përbashkët me të kaluarën e tyre dhe me interesat jetike të qytetarëve.

Forcave të jashtme nuk ju intereson fort zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja e qytetarëve, sa ju intereson stabiliteti i brishtë politik, potencialisht i rrezikshëm  për të shpërthyer në çdo kohë dhe rrethanë që ju konvenon atyre për destabilizim.

Mungesa e alternative të reja dhe të shëndosha politike, ka bërë që këta lider dhe  këto parti politike të ndjehen komod në qeverisjen e vendit dhe në politikbërje në përgjithësi.

Ka kaluar mbi një dekadë, kur në Kosovë nuk kemi OJQ dhe as shoqëri civile aktive që monitoron si duhet punën e institucioneve shtetërore.

Të bashkuar në betejen me “Covid-19”

Tani kur është përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë e “Covid-19”, virusët politikë janë vënë në aksion duke manipuluar me situatën alarmante në vend, duke luajtur me jetët e njerëzore.

Për gjendjen e rënduar shëndetësore në vend duhet të flasin më shumë se askush tjetër mjekët, infektologët, virologët, e shumë më pak politikanët, në mënyrë që populli të filloj të shikojë më qartë në këtë mjegullnajë të krijuar nga lajmet ditore. Politikanët bëjnë mirë të rrinë në një anë, kur ballafaqohen me tematika të cilat nuk i njohin dhe t’u lënë hapësirë ekspertëve të kësaj fushe këshilldhënien për gjendjen e krijuar shëndetësore në vendin tonë.

Betejen me pandeminë mund ta fitojmë vetëm nëse i respektojmë të gjithë rekomandimet që vijnë nga ekspertët shëndetësorë, nga ISHKP-ja dhe ministria e shëndetësisë. Në të kundërtën rrezikojmë të përjetojmë tragjedi kombëtare nga pasojat e përhapjes enorme të virusit misterioz.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483