SHËNDETËSIA

Ndodhi ajo që nuk pritej, përsëritet në Itali skenari i vendeve aziatike me pacientët Covid

Ashtu sikurse ndodhi në disa vende aziatike, i njëjti skenar është përsëritur edhe në Itali. Në disa zona të Lombardisë, ka pasur raste të pacientëve të cilët kanë dalë nga spitali si negativë dhe janë rikthyer pas disa javë duke rezultuar sërish pozitivë.

Pacientët, ose shfaqën pneumoni nga Covid dhe më pas u shtruan përsëri në spital, ose patën simptoma të lehta dhe kërkuan asistencë në shtëpi.

Nga sa është mësuar nga burimet shëndetësore, rastet e personave që janë rikthyer sërish në pozitivitet, për momentin dihen vetëm 9, janë regjistruar në Lodi dhe Kremona, dy krahinat ndër të parat që u përballen me emergjencën koronavirus dhe ndër më të prekurat.