Bota

Ndodh edhe kjo në video-konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të BE-së

Një gazetar holandez ka arritur të “futet” në videon konferencën e ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian, pasi që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bayfield, aksidentalisht ka publikuar në Twitter detajet e kyçjes në video-konferencë.

Të habitur me gazetarin Daniel Ferlan që mbulon fushën e teknologjisë, ai ua bënë të pranishmëve me dorë kur e kuptoi se është “futur” në video-konferencë, transmeton Telegrafi.

“A e dini që jeni kyçur në një konferencë të besueshme”, e ka pyetur komesari i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

“Po, po, më falni. Jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ua kam ndërperë konferencën”, ka thënë Ferland derisa ministrat qeshnin.

“Dil nga këtu”, ka shtuar Borell.

E në një moment e pyeti nëse e di se ajo çfarë ka bërë sanksionohet me ligj. “Më mirë shkyçuni para se policia të mbërrin te ju”, ka shtuar Borell.