Kombëtare

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Shoferët “hanë” gjoba, shkaku i shenjave të vendosura gabim

Shpesh ndodh që drejtuesit e makinave t’u nënshtrohen gjobave nga policia rrugore për shkak të mosrespektimit të shenjave në trafik. Megjithatë ka shumë raste kur gjobitjet shqiptohen pa mbulesë. Kjo për faktin se, në rrugët e Kosovës ka mjaft shenja që nuk i plotësojnë standardet dhe vihet në dyshim se kush i ka vendosur ato shenja – shkruan Kosova.info

Rasti më ilustrues është ai i rrugës që kalon anames Fshatit të Ri në Prizren, ku shenja horizontale dhe ajo vertikale nuk korrespondojnë mes vete. Aty është vendosur një shenjë për lejim tejkalimi, ndërsa ajo e rrugës tregon vijën e plotë. Mu  në këtë pikë më së shumti po shqiptohen gjoba.

Për Nol Deda, profesor i sigurisë rrugore, ky rast është mjaft interesant marrë parasysh se asnjëra nuk i plotëson standardet e dhënies së urdhëresës së prerë.

“Ajo i takon mos sinkronizimit të shenjave horizontale dhe vertikale. Ky fenomen është në shumicën e vendeve që përkufizojnë mbarimin ose fillimin e vendit ku automjetet mund ose nuk mund të marrin veprimin e tejkalimit. Pastaj shtylla ku janë vendos nuk është e gjatësisë standard”, thotë ai.

Në cilësinë e ekspertit të sigurisë rrugore ai ka mëdyshje nëse këto dy shenja janë vendos prej personave jo zyrtarë.

Ai për Kosova.info tha se edhe nëse një veturë tejkalon veturën tjetër policia nuk ka drejtë të shqiptojë gjobë.

“Jo nuk ka drejt me dhënë gjobë nëse shenjat horizontale dhe vertikale nuk janë të sinkronizuara”.

Sipas Dedajt, nëse edhe gjatësia e shenjës nuk është 2.20 metra nuk ka të drejtë me gjobitë, sepse nuk i plotëson standardet e dhënies se informacionit.

“Në këtë rast shoferi duhet me shikim teposhtë me lexua shenjën, pra humb vëmendjen nga situata e zhvilluar në qarkullim”, u shpreh Deda. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.