Kosova

Ndihmat nga Kosova zvogëluan buxhetin për tri komunat me shumicë shqiptare nga Qeveria e Serbisë

Serbia i hakmerret Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, pas ndihmës nga Qeveria e Kosovës e cila ishte bëre për të ndihmuar tri komunat me shumice shqiptare për tejkalimin e situatës me pandeminë covid19, shkruan kosova.info.

Konsulta dhe këshilla te gabuara te ndjekura nga qeveria e Kosovës, dolën te shkojnë huq, fillimisht ata u takuan dhe konsultuan me shefin e zyrës ndërlidhëse te Serbisë ne Kosove Dajan Paviqeviç, duke mos ndjekur hapat e qeverive te me hershme për te mos hasur ne problem ne transferimin e parave te cilat do te arrinin deri tek komunat  shqiptare te luginës, por këshillat e Paviqeviçit dolën të jenë te gabuar.

Deputeti nga radhët e PDK-se, Mergim Lushtaku tha se Haki Abazi bashkë me Luan Dalipin, kishin zhvilluar një takim me Dejan Peviqeviç i cili është përfaqësues i kabinetit të Marko Djuric, në të njëjtën kohë edhe shef i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë.

Takimi i zhvilluar mes shefit te stafit te Albin Kurtit, Luan Dalipit e ish zv kryeministrit  Haki Abazit me shefin e zyrës ndërlidhëse te Serbisë ne Kosove Dejan Paviqevic, po thuhet te jete i gabuar , pasi qe Paviqeviç e kishte këshilluar gabimisht Abazin e Dalipin dhe ministrin e Financave dhe Transfereve për dërgesën e parave te cilat i kishte dhuruar  qeveria e Kosovës për tri komunat shqiptare te Luginës.

Transferi i cili u bë, ishte jo i menduar mirë, ajo nuk i ndihmoi komunat shqiptare, duke bëre qe qeveria e Serbisë te hakmerret direkt duke zvogëluar buxhetin e këtyre tri komunave, dhe ndihmat te cilat u dërguan ne tri komunat me shumic shqiptare,  rriten buxhetin e qeveris se Serbisë, pasi qe e njëjta kishte zvogëluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

E për këtë ka pasur reagime edhe nga Luan Dalipi ish-shefi i stafit të Albin Kurtit

“Pas kërkesës së znj. Eichhorst, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve më ka ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kabinetit të Kryeministrit, të marr pjesë në takim zyrtar mes përfaqësuesve të dy shteteve. Takimi është mbajtur më 18 mars 2020, në sallë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në ndërtesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është hera e vetme që unë jam takuar me ndërlidhësin në fjalë. Vlen të theksohet që z. Abazi, i përfolur në fjalimin e z. Lushtaku, nuk ka qenë në atë takim.”, shkroi Dalipi.

Ai u mundua të shpjegonte përmes një postimi në Facebook, se si erdhi deri te ky takim. Sipas Dalipit, takimi ndodhi për shkak të hapjes së korridoreve për ndihmat ndaj luftës me pandeminë e koronavirusit.

Ato ishin dërguar ne bankën popullore të Serbisë, e jo siç kishte vepruar qeveria e me hershme e Kosovës , ku këto mjete fillimisht ishin dërguar në Shqipëri dhe nga Shqipëria ne Serbi, kështu duke mos pasur asnjë problem te natyrës se tille, shkruan Kosova.info.

Edhe pse vullneti i qeverisë së Kosovës  ishte i mirë, ato nuk i ndihmuan këto komuna, pasi që Qeveria e Serbisë kishte zvogëluar buxhetin për 20 përqind, aq sa ky buxhet ishte shtuar nga ndihmat te cilat erdhën nga Qeveria e Kosovës.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka thënë se Qeveria e Serbisë ka zvogëluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se siç zakonisht ndodhë në mentalitetet mediokër, më mirë është të sulmosh atë që të ka ndihmuar (Qeverinë e Republikës së Kosovës) se sa ata që t’i ndalin mjetet që kanë qenë të parapara me buxhet.

Ish-Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar lidhur me ndarjen e mjeteve për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kurti kishte deklaruar se janë të vetëdijshëm se situata me COVID-19 ka rritur jashtëzakonshëm nevojat sa i përket pajisjeve mjekësore dhe që buxheti i cili fillimisht është ndarë për pjesën e shëndetësisë është i ulët për shumë institucione, por me këtë ndihmë është arritur të ndihmohen sado pak këto komuna.

Ai kishte thënë  se këto pagesa janë realizuar me 27 prill, nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrorë të Republikës së Kosovës përmes bankës korrespodentë ‘Deutsche Bank AG’ në llogaritë e këtyre tri komunave./Kosova.info.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.