SPORT

Ndeshja Napoli – Genoa shtyhet për disa orë, shkak portieri Perin ka dalë pozitiv me coronavirusin

Ndeshja mes Napolit dhe Genoa në Serie A, ka pasur të zhvillohet të dielën nga ora 15:00, por është shtyrë për katër orë, pasi klubi xhenovez duhet të bëjë testime për COVID-19, pasi portieri i tyre Mattia Perin ka rezultuar pozitiv.

Në testet e kryera nga klubi i Genoas, portieri Perin ka dalë pozitiv me coronavirusin.

Kjo do të bëjë që i gjithë klubi të bëjë teste të reja për ndeshjen me Napolin.

Testet vonohen disa orë që të dalin rezultatet dhe për këtë është shtyrë ndeshja.

Pas testeve ekipi i Genoas do të udhëtojë për në Napoli të dielën në mëngjes. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.