EKONOMI

Ndërtuesit reagojnë ndaj rritjes së çmimit të çimentos nga “Sharrcem”

Prodhuesit e betonit sot në një konferencë për media të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj prodhuesit të vetëm të çimentos në Kosovë,  “Sharrcem” në lidhje me rritjen e çmimit të çimentos brenda 10 muajve për rreth 24.4%.

Përfaqësuesi i sektorit të ndërtimit të në Odën e Afarizmit të Kosovës Naim Mahmutaj, tha se kjo rritje e çmimit është bërë pa një paralajmërim paraprak, dhe në kohë shumë të shkurtë gjë që nuk i ka lejuar bizneset të marrin masa .

“Përkundër njoftimeve që iu kanë bërë, kërkesat për njoftim për këtë rritje, Sharrcem ka bërë një shkresë të shkurtë në të cilën kanë njoftuar se për shkak të politikave e të veta të zhvillimit të afarizmit të vet këto ngritje i kanë bërë pa më shumë detaje”, është shprehur Mahmutaj.

Tutje ai ka përmendur edhe pasojat tjera që u ka shkaktuar prodhuesve të betonit kjo rritje.

“Kjo rritje i vendos bizneset në pozitë të pa favorshme ndaj klientëve të tyre. Këto ngritje pa

paralajmërim godasin drejtpërdrejt prodhuesit dhe klientët e tyre por pasojat shkojnë deri te

qytetari i Kosovës”, është shprehur Mahmutaj

Ndërkaq prodhuesi tjetër i betonit Bujar Avdyli tha se kjo ngritje e çmimeve nuk do të prekë

vetëm prodhuesit por do të ndikojë në shtrenjtimin e çmimit të betonit që do të jetë vetëm në dëm

të qytetarëve të Kosovës.

Bizneset të cilat furnizohen me lëndë të parë nga Sharrcem kanë theksuar se çmimi i çimentos

para muajit mars të vitit 2019 ka qenë 60.89 euro, ndërsa pas kësaj date është rritur në 68.44

euro. Nëntë muaj më pas çmimi është ngritur prapë duke kaluar në shifrën 75.75euro.

Ndryshe, kohë më parë Oda e Afarizmit të Kosovës kishte bërë kërkesë tek Autoriteti Kosovar i

Konkurrencës që të parandalojë që gjëra të tilla të mos ndodhin.

Oda e Afarizmit po ashtu i ka dërguar kërkesë kompanisë “Sharrcem”, për ta shpjeguar këtë rritje

të çmimit por ata janë shprehur se ky vendim është marrë duke u bazuar në ekonominë e tregut të

lirë.

OAK gjithashtu ka bërë thirrje që të angazhohen edhe organet e shtetit si Ministria e Tregtisë

dhe Industrisë që ta verifikojnë cilësinë e betonit po edhe të verifikohet e gjithë gjendja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.