Video

Ndërtesa trekatëshe e banuar nga 40 njerëz rrëshqet nga kodra si “anije”

Një shtëpi rrëshqet nga kodra njësoj si një anije e madhe nëpër dallgë.

Ngjarja dramatike ka ndodhur Indi pas përmbytjeve më të këqija në shekull që ka vrarë të paktën 324 njerëz dhe ka lënë 300,000 të pastrehë.

Të 40 banorët brenda ndërtesës në Mercara të Karnataka, u vakuan dhe asnjë jetë nuk u humb.

Ndërsa toka në zonë filloi të rrëshqiste, zyrtarët evakuuan të gjithë banorët jashtë shtëpisë për të parandaluar një tjetër fatkeqësi të madhe.

Më shumë se 100 shtëpi kanë rënë në tre ditët e fundit në rrethin e Coorg, ku ndodhet Mercara.

Pjesë të mëdha të Indisë jugore janë goditur nga shiu i fortë për javë të tëra, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.

Të paktën 190 njerëz kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm që prej 8 gushtit, ndërsa 324 kanë vdekur në tre muajt e sezonit me shi.

Fshatra të tërë janë dërguar në lumenj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483