KULTURË

Ndërron jetë regjisori i famshëm shqiptar i Hollywoodit

Stan Dragoti, regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut, vdiq në California, ShBA, në moshën 86-vjeçare.

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, gazetari Beqir Sina, etj, ishin disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin në rrjetet sociale.

Në vitin 2007, me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, Ruben Avxhiu intervistoi artistin për shkrimin e mëposhtëm. Në atë kohë, ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave. Fotografia gjatë bisedës me të është bërë nga mjeshtri Alex Selimaj, që bashkë me Vehbi Bajramin ishte gjithashtu i pranishëm në bisedë, shkruan Alsat.

Dragoti ka lindur në New York nga prindër shqiptarë, që të dy kishin emigruar nga Tepelena në vitin 1920.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483