Show Biz

Ndërron jetë Princesha e Austrisë, Maria Galitzine

Pasardhësja e perandorit Karl të Austrisë, Princesha Maria Galitzine ka vdekur në mënyrë tragjike pasi vuajti nga një aneurizëm i papritur, duke lënë pas djalin e saj dy vjeçar.

31-vjeçarja po jetonte në Houston me partnerin e saj kuzhinier Rishi Singh kur pësoi një aneurizëm fatal kardiak më 4 maj, vetëm gjashtë ditë pasra se të festonte ditëlindjen e saj të 32-të.

Lajmi u konfirmua këtë të mërkurë nga familjarët e princeshës së ndjerë, shkruan DailyMail, transmeton Kosova.info.

“Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Huston të hënën, më 4 maj 2020, nga një aneurizëm i papritur kardiak. Ajo lindi në vitin 1988 nga Princi dhe Princesha Piotr Galitzine në qytetin e Luksemburgut”, thuhej në njoftim.

Lindur më 11 maj 1988 në qytetin Luksemburg, Maria ishte e bija e Princit Piotr Galitzine, një aristokrat rus dhe Archduchess Maria Anna nga Austria, vajza e Archduke Rudolf të Austrisë.

Stërgjyshërit e Princeshës Maria u internuan nga Austria pas Luftës së Parë Botërore, me gjyshin e saj Charles I të Austrisë që vdiq në vitin 1922.

Ndërkohë, kur gjyshja e saj Zita vdiq në moshën 96 vjeçare, familjes iu dha leja që funerali i saj të mbahej në Austri.

Princesha Maria ishte një nga gjashtë fëmijët, me tre motra dhe dy vëllezër, Princesha Xenia, Princesha Tatiana, Princesha Alexandra, Princi Dimitri dhe Princi Ionn Teimouraz.

Në një intervistë për The Chronicle The Houston në vitin 2018, motra e saj Princesha Tatiana, e cila jeton në Houston, tha se ato ishin rritur normalisht, dhe vetëm me të vërtetë u kujtuan se ato kishin gjak mbretëror kur u ftuan në ‘dasmën mbretërore’ të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.