Bota

Ndërron jetë Hosni Mubarak

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Ai vdiq në moshën 91-vjeçe, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, raportojnë mediat egjiptiane.

Mubarak ka qenë president i Egjiptit nga viti 1981 deri më 2011, por dha dorëheqje si rezultat i protestave të shumta në Pranverën arabe që shpërtheu në vendin e tij në vitin 2011, transmeton Telegrafi.

Ai humbi betejën me nga një sëmundje e re, ndërsa avokati i tij ka bërë të ditur se Mubarak ka qenë i shtrirë në repartin intensiv. /Telegrafi/