KULTURË

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Andon Qesari.

Andon Qesari u lind në Qeparo më 27 qershor 1942 dhe për shumë vite ka luajtur në shumë filma e vepra teatrale. Më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”, Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, e të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin i biri i tij, Edon Qesari.

I njëjti ka theksuar se babai i tij vuante tash e sa kohë nga një sëmundje e gjatë, çka kishte shkaktuar që gjendja e tij shëndetësore të rëndohej për së tepërmi kohëve të fundit.

“Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë..”, ka shkruar Edoni.

Ngushëllime për largimin e tij nga jeta kanë shprehur emra të shumtë nga arti dhe politika.

Të dashur miq e të njohur,  Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në...
Posted by Edon Qesari on Saturday, 13 Shkurt 2021