Show Biz

Ndërroj jetë aktori Anthony James, në këtë moshë

Aktori i njohur i filmave “Unforgiven” dhe “In the Heart of the Nigt”, Anthony James, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 77 vjeçare.

Ai shpeshherë në rolet e tij ka luajtur djaloshin e mërzitur, duke fituar kështu edhe çmime, shkruan Deadline. Në filmin “Unforgiven”, Anthony mori rolin kryesor si pronar i ngathët i Skinny Dubois. Filmi me regji të Clint Eastwood mori katër çmime Oscar.

James u shfaq po ashtu në shumë shfaqje televizive, madje duke mbajtur role komike, ndërsa më vonë u largua përsëri nga kjo fushë e aktrimit.

Anthony James (Foto: Heavy)

Por, aktori ka punuar më shumë në rolet dramatike të viteve 70-ta dhe 80-ta, duke përfshirë filmat “Gunsmoke” dhe “The Big Valley”.

I lindur më 22 korrik 1942, ai ndërroi emrin e tij të vërtetë Jimmy Anthony, për të mos u ngatërruar me një aktor tjetër. Pas përfundimit të shkollës së mesme, së bashku me nënën dhe motrën e tij u shpërngulën në Los Angeles, ku edhe nisi karrierën si aktor.

Anthony James (Foto: Deadline)

Pas ditëve të tij në ekran, James u përqendrua në pikturë, dhe më shumë se 100 nga veprat e tij u shitën në galeritë e Boston, New York, San Francisco, Santa Fe, NM dhe Japoni.

James gjithashtu shkroi poezi dhe botoi një libër me pikturat dhe poezinë e tij në vitin 1994.