Kombëtare

Ndërroi jetë profesori i botanikës, dr Ferat Rexhepi

Të hënën, në moshën 77-vjeçre ka ndërruar jetë në Gjilan profesori Ferat Rexhepi (1942), i lindur në fshatin Gofile të komunës së Skenderajt.

Shkollimin fillor e ka kryer në Skenderaj, të mesmin (gjimnazin), në Mitrovicë, ndërsa studimet për Biologji – në Prishtinë.

Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit, dega e Botanikës, në temën “Flora dhe vegjetacioni i Novobërdës”, ndërsa doktoratën, në temën “Fitocenozat barishtore në regjionin kodrinor të Kosovës” e ka mbrojtur në Universitetin e Novi Sadit.

Punoi si asistent i Botanikës, pastaj ligjërues, profesor inordinar dhe profesor ordinar i kësaj lënde.

Ferat Rexhepi, krahas punës me studentë si ligjërues i Botanikës, është marrë edhe me punë hulumtuese-shkencore në fushën e florës dhe vegjetacionit dhe ka botuar shumë punime e studime nga këto fusha. Është autor edhe i disa teksteve universitare.

Rexhepi jetonte në Gjilan, ku edhe vdiq dhe u varros të hënën, më 18 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.