SHËNDETËSIA

Ndërroi jetë një person në QKUK, ja çfarë thonë familjarët?

Një person ka raportuar në Polici se halla e tij ka vdekur si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “trajtim i pandërgjegjshëm

“QKUK, 30.07.2020-21:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.