KULTURË

Ndërroi jetë Mjeshtri i Madh, Kujtim Gjonaj

Gjoni (Gjonaj) është Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Përmbajtja

Vlerësime

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Jeta profesionale

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Filmografia

Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Cirku ne fshat (1976)

Thirrja, (1976)

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar

Shkolla dhe praktika 1969 skenarist

Femijte tane 1971 “

Vellezerit Topulli 1972 “

Motive nga dita e diele 1973 “

Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor

Tregim per nje hero 1975 ” & “

Lidhja shqiptare 1978 skenarist

Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor

Artiste ne pune dhe ne skene 1981 ” & “

Kryengritjet e medha 1982 ” & “

Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist

Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor

Me e madhja dashuri 1986 regjisor

Nje qytet ne telajo 1987 “

Keshtjella e kengeve 1988 “

Etyd prane detit 1989 skenarist

Meditim 1990 regjisor

Drejt Europes 1991 “

Shqiptaret e Zvicres 1992 “

Shembja e idhujve 1993 “

Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent

Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent

Nene Tereza 2003 regjisor & producent

Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor

Pse 2007 “

Enderra e Camerise 2010 “

Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor

Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013 “

Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor

Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015 “

Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017 “

I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018 “

Çmime

Cmimi i pare per ciklin me tregime “Ne emer te jetes” Konkur letrar i gazetes “Studenti” 1967

Cmimi i trete per vellimin me tregime “Femijte tane” ne konkursin kombetar per letersine. 1971

Cmimi i pare per reportazhin “Metalurget” konkurs i gazetes “Puna” 1980

Cmimi i dyte per skenarin e filmit dok “Kryengritjet e Medha.” konkurs kombetar 1982

Vleresohet si dokumentari me i mire “Me e Madhja Dashuri ” 1986

Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin “Keshtjella e kengeve” 1990

Cmimi i spekatorit per filmin “Keshtjella e Kengeve ” 1990

Cmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin “Shembja e idhujve ” 1998

Cmimi i Akademise Kult per filmin ” Enderra e Camerise” 2011

Vlerësime

1979 Medalja “Naim Frasheri”

1987 Urdheri “Naim Frasheri” klasi I

2002 Urdheri “Naim Frasheri” I Arte

2012 Titulli “Mjeshter i Madh”

2016 Titulli “Mirenjohje e Mallakastres”

2016 Titulli “Qytetar Nderi i Tepelenes”

2016 Titulli “Mirenjohje e Camerise”

2016 Vlersim “Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise

2017 Titulli “Regjisor i shquar” nga Instituti “Media dhe imazhi’

2018 Titulli “Personalitet i shquar” i shoqates “Shqiperia”

2018 Titulli “Mirenjohje” nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin “Josif Bageri”

2019 Titulli “Mirenjohje ” nga Bashkia Kucove

2019 Titulli” “Personalitet i shquar” i Shoqates Atdhetare “Laberia” Nder i Kombit”

2019 Titulli “Artist i shquar” nga shoqata kulturore “Pegaso”

Lamtumire miku im i shtrenjte!

Albert ZhOLI