SHËNDETËSIA

Ndërpret grevën njëmujore dhe jep dorëheqje infermieri i QKUK-së

Infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Enlirat Duraku, ka dhënë përfundimisht dorëheqje nga vendi i tij i punës në këtë institucion dhe se e ka ndërprerë grevën gati njëmujore.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.

Duraku ka thënë se që nga fillimi i grevës ka humbur 18 kilogramë, duke rënë në 66 kg nga 84 sa kishte para fillimit të grevës së urisë.

“Nga sonte e ndërpres grevën pasi që nuk ka qëllim më, ndërsa ju nuk më përkrahët asnjë. Ma bëni hallall, mirëpo ju duket se je i të kënaqur me trajtimin që infermierit po i bëhet. Për ata që kanë pasur respekt edhe i kam respektuar, çdo të mirë në jetë, ndërsa për të tjerët lus Allahun e Madhërishëm që parat që i marrin në emër të edukimit të infermierit, ai e di se çka vepron. Sa për shokë, 21 vite nuk kisha pas as edhe një duket”.

“Ne vuajmë për bukën e gojës dikush del jashtë vendi për pushim, këtu lë këlyshërit, ndërsa kishe brengosem para mediave kinse infermieri është lodhur, e ata të shkretë prapë në punë si natën 18€, si vikendeve 18€ si festave, njëjtë”.

“Shihemi pas zgjedhjeve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Gjatë grevës, Duraku ishte shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Infermieri kishte hyrë në grevë në shenj proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe fundjavave si dhe pagesën për rrezikshmëri në vendin e punës.

DORËHEQJE NGA VENDI I PUNËS NË QKUKMiërpo in shaa Allah këtu jam ende o gjallë, mejse me 76kg nga 84 sa kisha para…

Posted by Enlirat K. Duraku on E Diele, 3 Janar 2021