SPORT

Nderohet Rashford për punën e tij bamirëse gjatë pandemisë COVID-19

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është nderuar për punën e tij bamirëse gjatë pandemisë COVID-19.

Rashford ka qenë i shpejt duke nisur iniciativë për të mbledhur fonde për fëmijët e cenueshëm në Mbretëri të Bashkuar. Plani i tij fillestare për të mbledhur 100 mijë funte, ishte tejkaluar, pasi ai siguroi mjaftueshëm dhurues dhe sponsorë për të rritur këtë shifër në 20 milionë funte.

Rashford nderohet për punën e tij bamirëse gjatë pandemisë COVID-19

Dhe puna e tij është njohur nga Sherifi i Lartë i Manchesterit, që i dërgoi atij një mirënjohje të veçantë.

Rashford e ka postuar këtë në Twitter, duke thënë se certifikata është për të gjithë ata që kanë kontribuar.

“Nuk do ta shpërndaja këtë, por kjo certifikatë nuk është vetëm për mua, ju takon edhe ju. Secilit nga ju që keni kontribuuar, të gjithë keni bërë dallim të madh. 2.8 milionë fëmijë në javë janë duke marrë shujtat që përndryshe nuk do t’i kishin gjatë kësaj periudhe. Nuk do të mund të bëja këtë pa ju. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa fëmijët dhe prindërit të mos kenë pse të shqetësohen se kur do të vijë shujta e radhës. Ju vlerësoj të gjithë ju, faleminderit Sherif i Lartë i Manchesterit”, është shkruar nga Rashford.