Nderohet me homazhe heroi Asllan Fazliu

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Asllan Fazliu, bashkëluftëtarët, udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues institucionesh e familjarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku edhe pushon trupi i dëshmorit Fazliu.

Jeta dhe vepra e Asllan Fazliut lidhet me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë: të Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, që dhanë jetën për lirinë e vendit, u tha, mes tjerash, në ceremoninë e nderimit të heroit të Kosovës, Asllan Fazliu.

Go to TOP