Kombëtare

Nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci, ndizen qirinj në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me familjen e tij ka ndezur qirinjë në sheshin “Adem Jashari” në këtë komunë, në nderim të mërgimtarëve që vdiqën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka thënë se në këto ditë të vështira po solidarizohen me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

“Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj. Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Jashari.

Bekim Hamëz Jashari

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë!

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari