Kosova

Ndalohet shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike.

Sipas kësaj urdhërese, “personat të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro (njëqind euro).”

“Ndalesa sipas pikes 1 të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej datës 19 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në ora 00:30 e datës 01 janar 2020“, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483