Bota

Ndalohet hyrja në Mekë dhe Medinë, për shkak të…

Përhapja e shpejtë e gripit të njohur me emrin: coronavirus, i ka shtyrë shumë vende që të përgatiten, të mobilizohen, në mënyrë që ta luftojnë atë sa më mirë.

Kështu, edhe Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndalojë vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë.

Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë.

Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.

Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura.

Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.