Bota

Ndalet një grua në aeroportin e Munihut, kishte eshtrat e bashkëshortit në një kuti

Policia në aeroportin e Munihut është befasuar gjatë kontrollit të një kutie druri e cila ishte transportuar nga një 74-vjeçare, shkruan AP.

Siç ka njoftuar Policia e Munihut, në kuti ishin eshtrat e bashkëshortit të gruas në fjalë. Janë ftuar zyrtarët e doganës, mjekët dhe prokurorët dhe ata zbuluan se nuk është bërë asnjë krim.

Pasi e morën në pyetje gruan dhe vajzën e saj 52-vjeçare, policia mësoi se ato ishin duke bërë rrugën nga Greqia për në vendlindje Armeni, nëpërmjet ndaljeve në Munihut dhe Kiev.

Nëna tha se bashkëshorti i saj kishte vdekur në vitin 2008 dhe ishte varrosur në Selanik dhe ajo e vajza e saj vendosën të rikthejnë eshtrat në Armeni.

Pas një hetimi të shkurtër, dy gratë janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin me kutinë ku kishin eshtrat.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483