Show Biz

Ndahen William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Edhe pse janë të martuar prej vitesh dhe kanë një familje perfekte, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë përfolur gjithmonë për ndarjet e herëpashershme. Së fundmi, duket se çifti është sërish në krizë. People En Espanol ka zbuluar se William dhe Elizabeth prej kohësh i kanë dhënë fund martesës, megjithatë janë të lumtur kështu.

Sa herë përfiltet për ndarje çifti as nuk e pranon, as nuk e përgënjeshtron. Por së fundmi, në emisionin “El Gordo y la Flaca” i pyetur nëse lidhja e tyre po shkon keq apo mirë, Levy u përgjigj:

“Unë nuk do të thoja kurrë që po shkon keq, sepse nesër, qofshim ose jo bashkë, nuk do të jemi kurrë keq. Jemi një familje e madhe dhe kjo është më e rëndësishmja.”

Edhe pse kohët e fundit të dy janë shfaqur të lumtur në publik, prej kohësh ata nuk fotografohen bashkë.

Martesa e çiftit ka qenë shumë herë në pikëpyetje, mes ndarjesh e bashkimesh të shumta. Megjithatë ata ia kanë dalë të ruajnë gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme për fëmijët e tyre, djalin Christopher dhe vajzën Kailey.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.